Preshevë: Buxheti për vitin 2025 i propozohet kuvendit!

Këshilli Komunal i Komunës së Preshevës ka miratuar propozim buxhetin për vitin 2025.

Të martën në mbledhje  e IX të KK është proceduar propozimi i buxhetit për vitin 2025, i cili sipas kryetares së Komunës, Ardita Sinani, përfaqëson vizionin dhe përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.

 

Ky është njoftimi nga kabineti i saj:

Buxheti i vitit 2025 – Për një Preshevë më të zhvilluar dhe më të drejtë!

Sot, më 26 nëntor 2024, në Mbledhjen e IX-të të Këshillit të Komunës së Preshevës, është proceduar propozimi i buxhetit për vitin 2025 – një buxhet që përfaqëson vizionin dhe përkushtimin tonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës.

Ky buxhet është më shumë se shifra dhe projekte; është një investim në mirëqenien e qytetarëve tanë dhe në zhvillimin e çdo cepi të komunës sonë.

Projektet e parapara përfshijnë:

– Nxitjen socio-ekonomike: Ndihmë sociale për ata që kanë më së shumti nevojë dhe mbështetje për zhvillimin ekonomik.
– Arsim për të gjithë: Mbështetje për maturantët dhe nxënësit që t’u sigurojmë qasje të barabartë në arsim.
– Fuqizimi i shërbimeve sociale: Financimi i Kryqit të Kuq dhe punësimi i 5 punëtorëve për shërbime në kujdesin shtëpiak.
– Investime infrastrukturore: Ndërtimi i rrugëve të reja, përmirësimi i kanalizimeve dhe rregullimi i shtretërve të lumenjve.

Ky propozim buxhetor do të procedohet në Kuvendin e Komunës së Preshevës, ku keshilltarët e zgjedhur do të kenë mundësinë të miratojnë një plan që vendos interesat e qytetarëve në qendër të prioriteteve tona.

Presheva e qytetarëve tanë është e ardhmja jonë.

Me këtë buxhet, po ndërtojmë bazat e një Presheve më të fortë, më të drejtë dhe më të zhvilluar.

Bashkë, përpara – drejt realizimit të prioriteteve të qytetarëve të Preshevës!
#Presheva #Buxheti2025 #ZhvillimiVazhdon