Takimet e presidentit të ri të Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor, publikohet agjenda

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të jetë për vizitë në Bruksel, ndërsa do të takohet me presidentin e ri Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Në agjendën e publikuar të Këshillit Evropian bëhet e ditur se presidenti Costa do të takohet me Kurtin në ora 19:00.

Fillimisht Costa ka takime kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, atë të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pastaj të Bosnjës, Zheljka Cvijanoviq dhe të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Pas këtyre takimeve, presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do t’i takojë së bashku liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë joformale.

Darka joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor do të mbahet në ora 20:00.