Mustafi: Mos përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon

Pas emërimit të Aleksandra Kuzmanoviq kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, reagon Ragmi Mustafi nëpërmjet postimit në facebook.

Ai në postim shkroi se mospërfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon, diskrimini merrë formë të qëllimshme.

Ky është reagimi i Mustafit:

“Mos përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet shtetërore vazhdon – diskriminimi merr formë të qëllimshme!
Vendimi i fundit i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për të emëruar Aleksandra Kuzmanoviq si kryetare të Gjykatës për Kundërvajtje në Preshevë, komunë me 94% të popullsisë shqiptare, është dëshmi e politikave të vazhdueshme diskriminuese ndaj shqiptarëve. Ky vendim, që anashkalon dhe margjinalizon profesionistët shqiptarë, është shembull flagrant i trajtimit të pabarabartë në sistemin gjyqësor.
⚖️ Gjendja në Gjykatën për Kundërvajtje në Preshevë është alarmante: nga 5 gjykatës, me pensionimin e njërit prej tyre këtë fundmuaj, mbesin vetëm 2 shqiptarë dhe 2 serbë. Ndërkohë, kryetarja e re është nga komuniteti serb e madje edhe nga Vraja, duke përforcuar këtë balancë të pabarabartë. Në një institucion me 23 të punësuar, ku diku gjysma janë shqiptarë, por përfaqësimi në pozitat vendimmarrëse lë shumë për të dëshiruar.
Kjo situatë nuk është e rastësishme. Ajo reflekton qëndrimet e qëllimshme dhe institucionalizojnë frymëzimin politik dhe retorikat e urrejtjes. Zëvendëskryeministri Aleksandar Vulin vazhdon të promovojë koncepte të tilla si “Srpski svet,” duke e paraqitur atë si “barrierë kundër Shqipërisë së Madhe.” Këto deklarata të mbushura me ksenofobi dhe përçarje janë justifikimi i vazhdueshëm për margjinalizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Diskriminimi dhe margjinalizimi, së bashku me retorikat përçarëse si ato të Vulinit, janë të papranueshme në një shoqëri që pretendon të ndjekë vlerat e demokracisë, barazisë dhe integrimeve evropiane. Shqiptarët e Luginës meritojnë trajtim të drejtë, përfaqësim të barabartë dhe respekt për të drejtat e tyre.
Hello. EU, USA, OSCE, UN… Are you there! knock, knock”
Postimi i plotë në Facebook: