Një sëmundje misterioze me simptoma të gripit, ia ka marrë jetën dhjetëra personave në Kongo, kanë njoftuar zyrtarët e atjeshëm, shkruan nbcnews.
Sëmundja e paidentifikuar “mbyti” 79 persona dhe sëmuri 376 tjerë gjatë të martën, ka njoftuar ministri e Shëndetit në Kongo.
Autoritetet lokale i thanë Reuters dhe Associated Press se numri i të vdekurve mund të shkojë në 143. OBSH-ja i tha NBC-së se janë në dijeni të raportimeve për një sëmundje të paidentifikuar, dhe se janë duke punuar ngushtë me autoritetet lokale.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Afrikë, e cila ka një zyrë në Kongo, tha se është në dijeni të situatës dhe po ofron ndihmë teknike për një ekip të reagimit të shpejtë të dërguar nga një qendër lokale të operacioneve emergjente. /Telegrafi/