Bujanoc: Pushteti i ndryshimit bënë “gërrdi” në konkursin për media!

Këshilli komunal ka aprovuar sot vendimin skandaloz të komisionit për media për ndarjen e buxhetit për media.

Sipas këtij vendimi, 2.6 milion dinarë do të u ndahen dy portaleve dhe dy televizioneve.

Portalet Bujanovacke dhe FolOnline komisioni me “rekomandim” të pushtetit i ndarë nga 800 mijë dinarë, ndërsa Televizonit Spektri dhe Televizionit Bujanoci nga 500 mijë dinarë.

Komisioni i përbërë nga Ardita Behluli – kryetare, Radoman Iriq dhe Dragan Pejçiq si anëtar, kanë vlerësuar se portalet kanë pasur “projekte” më të mira për interesin qytetarë.

Sipas komisionit, nga 26 aplikacione, vetëm katër kanë përfituar edhe ate përmes një vlersimi skandaloz.