Filloi festivali “Netët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë

Festivali “Netët e Komedisë Shqiptare” në teatrin e Preshevës, filloi mbrëmë me shfaqjen e parë “Ëndërr në papafingo”, nga teatri “Bylis” të Fierit, nën regjinë e regjisorit Leka Bungo.

Natën e dytë do të mbahet shfaqja “Një vrasje e vogël aksidentale”, nga teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena”, nën regjinë Marigona Bekteshit, në natën e tretë mbahet shfaqja “Pacienti i Dr.Frojdit”, nga teatri i Tetovës, nën regjinë e Gent Çajanit, në natën e katërt mbahet shfaqja “Një dorëzim”, nga teatri i Preshevës, nën regjinë e Afeida Boriçit dhe në natën e pestë dhe të fundit do të mbahet shfaqja “Profesor jam talent…3”, nga teatri AAB “Faruk Begolli”, nën regjinë e Luan Dakës.

Këtë vit shënohet 30 vjetori i themelimit të “Netët e Komedisë Shqiptare”.

Për shkak të mosrealizimit gjatë viteve të luftës dhe gjatë viteve të pandemisë, ky është edicioni i 19 i festivalit.