Futbolli kosovar në zi: Vdes futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina

Një lajm i kobshëm ka kapluar futbollin kosovar, pasi futbollisti Erjon Morina ka ndërruar jetë.

Pas një sëmundje të rëndë prej disa javësh, futbollisti i Vushtrrisë ka ndërruar jetë në moshën 22-vjeçare.

Morina kishte pësuar sulm në stërvitje dhe prej disa javësh ishte i shtrirë në spital duke luftuar me jetën, derisa sot ka ndërruar jetë.
Morina e ka nisur karrierën te FC Prishtina, derisa ka luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.

Lajmin për vdekjen e Erjonit e ka konfirmuar babai i tij, Ilir Morina, nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/