Klinika Stomatologjike Ar Dent në Bujanoc do të ofroj shërbimet pa pagesë për të gjithë fëmijët parashkollor.
Ariani, stomatologu që do të kujdeset për shërbimin ndaj fëmijëve, për Spektrin tregoi se kontrollet, mbushjet e dhëmbëve dhe heqjet e dhëmbëve, janë disa nga shërbimet të cilat ka vendosur që si pronar i klinikës t’u ofrojnë fëmijëve.
Këtij lajmi të mirë për fëmijët, sigurisht iu gëzua edhe kyetari i Komunës, Arbër Pajaziti i cili publikoi një foto me Arianin, duke e faliminderuar për këtë kontribut.
Ariani gjithashtu është përkujdesur që këtë shërbim ta konkretizoj me një marrëveshje bashkëpunimi me Entin Parashkollor “Gëzimi Ynë”./Spektri