Salihu: Komuna s’ka pare për bujqit por ka pare për me i ble 8 fotele 168.000 dinarë

Këshilltari Komunal, Rahim Salihu ka ironizuar sot me pushtetin e Komunës së Bujanocit duke postuar listë të invertarin nga renovimi i zyrës së zv kryetares së Kuvendit Komunal.

Përmes një postimi në facebook, Salihu akuzon Komunën e Bujanocit se nuk kanë pare për rrogat e praktikantëve, për subvencionimin e bujqëve, bizneseve etje, derisa për renovimin e zyreve të funksionarëve kanë pare

Ky është postimi i Rahim Salihut:

Komuna nuk ka pare!

Për rrogat e praktikantëve (sot disa prej tyre e kanë mar rrogën e Majit, a ne ndodhemi në mes të Dhjetorit), Komuna nuk ka pare!
Komuna nuk pati pare as për bujqit, as për subvencionim të bizneseve, as për Shoqëritë Kulturoro – Artistike, as për Organizatat joqeveritare.
Komuna nuk pati pare as për kërkesat e qytetarëve. E as mjete të mjaftueshme për sportin.
Ama Komuna pati pare për rinovimin e zyreve të funksionarëve.
Vetëm për rinovimin e zyrës së zv.sekretarës së Kuvendit, Komuna e Bujanocit, në Tetor, ka lidhur kontratë e ka paguar 395.280,00 dinarë apo 3.379 euro.
Për 8 “fotele” janë paguar 168.000,00 dinarë apo 1.436 euro!