Bujanoc dhe Presheva ndër komunat ku jeta zgjatë më së shumti!

Komunat me banorë shqiptarë, Bujanoci dhe Presheva janë ndër komunat që më së shumti zgjatë jeta në Republikën e Serbisë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Republikan i Statistikave, në Preshevë gjatë periudhës 2021-2023 femrat kanë jetuar mesatarisht deri në moshën 81,35 vjeçare, ndërsa meshkujt 77,88 vjeç.

Nëse krahasohet periudha e njejt para 20 viteve (2001-2003) jetëgjatësia mesatare është duke u rritur ndjeshëm, pasi në atë kohë ishte 73,21 për femrat dhe 68,74 për meshkujt.

Komuna e Bujanocit ka një jetëgjatësi më të shkurtër.  Në Bujanoc femrat momentalisht jetojnë mesatarisht 77,92 vjet, ndërsa meshkujt 76,27.

Në periudhën 201-2003 jetëgjatësia ishte 74,78 femrat dhe 68,23 meshkujt, ndërsa gjatë periudhës 2010-2012 ishte 74,96 për femrat dhe 71,15 meshkujt.

Komuna e Medvegjës, jetëgjatësinë mesatare e kanë 78,28 për femrat dhe 75,37 për meshkujt.

Në rrethin e Pçinjës jetëgjatësia mesatare për femrat është 77,76 ndërsa për meshkujt 73,44.

Në nivelin republikan jetëgjatësia është 77,49 për femrat dhe 72,30 meshkujt