Studentët nga qytete të ndryshme të Serbisë edhe sot kanë bllokuar trafikun!

Studentët e Fakultetit të Elektroteknikës në Beograd kanë bllokuar sot për 15 minuta trafikun në Monumentin e Vuk-ut, duke bërë homazhe për viktimat e shembjes së çatisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit.

Të njëjtën gjë kanë bërë edhe kolegët e tyre në qytete të tjera të Serbisë.

Studentë dhe qytetarë u mblodhën edhe në Nish, Leskovc, Pirot, Prokuplje, Vllasotincë, Svrljig, Sremska Mitrovicë dhe bllokadat filluan në të njëjtën kohë në orën 11:52.

Në Nish u bllokua kryqëzimi pranë Gjykatës Themelore në qendër të qytetit, ndërsa në Leskovc përballë Fakultetit Teknologjik.

Studentët e Fakultetit Ekonomik në Suboticë dhe qytetarët filluan 15 minuta heshtje në monumentin e mbretit Petar I Karagjorgjeviq.

Studentët në Novi Sad u mblodhën para kampusit të Novi Sadit për një heshtje 15-minutëshe.

Në qendër të Novi Sadit, në Sheshin e Lirisë, grupi “Gratë për Ndryshim” organizoi 16 minuta heshtje – 15 për viktimat e shembjes së çatisë dhe një për nënën e vrarë në Srbobran.

Fakultetet në të gjithë Serbinë kanë qenë në mbyllje për gati dy muaj pasi studentët kërkojnë llogari për vdekjen e 15 personave në shembjen e një çatie nga ndërtesa e rinovuar së fundi në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, si dhe dënimin për sulmuesit e studentëve dhe qytetarëve gjatë bllokadave paqësore. që nderoi viktimat.