Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” do të shkurtoj orën mësimore gjatë Ramazanit!

Shkolla e Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, do të përmirësoj orarin gjatë muajit të Ramazanit, në mënyrë që procesi arsimor të përfundoj para Iftarit.

Ora mësimore gjatë paraditës do të zhvillohet në kohë të rregullt, por me pushimin e parë të shkurtuar në 10 minuat dhe të dytin të larguar komplet.

Me këto ndryshimi orari i paraditës në orën e shtatë përfundon në ora 12:55.

Ndërrimi i pasditës ka ndryshimin më të madhë.

Gjatë Ramazanit mësimi do të filloj nga ora 13:00 dhe ora do të zgjasë 30 minuta.

Edhe në ndrrimin e pasditës pushimi i parë është shkurtuar në 10 minuta, ndërsa pushimi i dytë është larguar.

Ora e shtatë mësimore në ndërrimin e pasditës përfundon në ora 16:40.

Kujtojmë se Ramazani fillon më 1 mars ditën e shtunë, ndërsa ditën e hënë Iftari është në ora 17:33