Kuvendi Komunal i Bujanocit mban seancën e dytë të mërkurën më 5 mars

Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Driton Rexhepi ka ftuar seancën e dytë për të mërkurën.

Sipas thirrjes, në rend dite janë 12 pika, të cilat lidhen me shkarkimet dhe emërimet e ushtruesëve të detyrës në 5 institucione të cilat si themelues kanë Kuvendin Komunal.

Ky është rendi i ditës për këtë seancë:

  1. Propozim vendimi për verifikimin e mandatit të këshilltarit komunal;
  2. Propozim Aktvendimi mbi shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc;
  3. Propozim Aktvendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Bibliotekës “14 Nëntori” Bujanoc;
  4. Propozim Aktvendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Entit publik për arsim dhe kulturë “Vuk Karaxhiq” Bujanoc;
  5. Propozim Aktvendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Entit publik për arsim dhe kulturë “Vuk Karaxhiq” Bujanoc;
  6. Propozim Aktvendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Organizatës turistike Bujanoc;
  7. Propozim Aktvendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Organizatës turistike Bujanoc;
  8. Propozim Aktvendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës drejtorit të Entit të farmaciës Bujanoc;
  9. Propozim Aktvendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Entit të farmaciës Bujanoc;
  10. Propozim Aktvendimi për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës kulturore – sportive “Rinia” Bujanoc;
  11. Propozim Aktvendimi për emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës kulturore – sportive “Rinia” Bujanoc;
  12. Propozim Aktvendimi për vazhdimin e mandatit të organit të përkohshëm të NP “Komunalia” Bujanoc;
  13. Të ndryshm