Mbyllet konkursi për subvencionimin e projekteve, që prodhojnë përmbajtje mediatike në gjuhët e pakicave kombëtare, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, asnjë organizat shqiptare nuk është përzgjedhur.
Për këtë ka reagar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, i cili ka theksuar se në vend të mediave shqiptare janë pëzgjedhur dy media nga qyteti i Vranjës, edhe pse 15 organizata shqiptare kanë konkuruar në këtë konkurs.
Ky është postimi i Rexhepit në faqen e tij në facebook:
“Ministria e Informimit dhe Telekomunikacionit në Beograd ka mbyllur konkursin për subvencionimin e projekteve, që prodhojnë përmbajtje mediatike në gjuhët e pakicave kombëtare, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Edhe pse kanë aplikuar rreth 15 organizata shqiptare, asnjëra prej tyre nuk është përzgjedhur!
Në vend të tyre, janë përzgjedhur dy organizata nga Vranja RTV Bujanoci dhe portali Koshtana, të cilat nuk kanë asnjë lidhje reale me komunitetin shqiptar dhe as për nga përbërja, as për nga misioni, dhe as për nga përfshirja në jetën shoqërore të shqiptarëve.
Kjo është fytyra e diskriminimit institucional. Mjetet që duhej të ndihmonin mediat shqiptare, përfundojnë në duart e të tjerëve, që prodhojnë “përmbajtje në shqip” pa shqiptarë dhe pa kontakt me realitetin e shqiptarëve në Luginë.
Më shqetësuese është injorimi i plotë i rekomandimeve të Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili ka dhënë mendim pozitiv për projektet e paraqitura nga mediat shqiptare dhe negativ pikërisht për projekte të tilla që janë përfituese, për shkak se që nuk përmbushnin kriteret reale të informimit në gjuhën shqipe. Kjo sjellje tregon qartë se Ministria e Informimit nuk ka asnjë vullnet për të bashkëpunuar me institucionin legjitim që përfaqëson shqiptarët dhe që ka në kompetencë edhe çështjen e informimit.
Ky vendim është vazhdimi i një politike të njëanshme dhe përjashtuese që vazhdon të ndjekë Beogradi, ku pavarësisht rekomandimeve profesionale, për çdo gjë që ka të bëjë me shqiptarët, vendoset në mënyrë arbitrare dhe pa asnjë sens të drejtësisë apo përfaqësimit real të shqiptarëve.
Nuk do të ketë barazi kur edhe zërin e shqiptarëve në Luginë po mundohet ta zëvendësojë dikush tjetër”.
