Bujanoc: Shënohet “Dita botërore e librit”

Në Bibliotekën e qytetit “14. Nëntori”  në Bujanoc shënohet “Dita botërore e librit”, me ç’rast fëmijët e çerdhes  “Gëzimi Ynë” vizitojnë bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha Jelena Simiq për portalin Spektri ka treguar se “me rastin e “Ditës botërore të librit” kemi organizuar një aktivitet me fëmijët e çerdhes “Gëzimi Ynë” të disa grupeve dhe ata të grupit të përzier, të cilët kanë vizatuar personazhe të ndryshme të librave për fëmijë”.

Simiq theksoi se “në bashkëpunim me punëtorët e Bibliotekës sot kemi ekspozuar edhe disa tituj të librave me autor ndërkombëtarë në Sheshin  e qytetit ku adhuruesit e librit kanë mundësi ti shohin këta tituj”.

Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale që është përzgjedhur të jetë 23 prilli, është një datë me kuptim simbolik për letërsinë botërore.

Me këtë datë të vitit 1616, lidhet vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore: Shekspirit në Angli dhe Miguel de Servantes në Spanjë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm