Në shkollën Fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc nga 5 maji fillon regjistrimi i nxënësve në klasë të parë

Nga data 05.05.2025 në shkollën fillore “Muharem Kadriu” në Tërnoc do të filloj regjistrimi i nxënësve në klasën e parë  dhe do të zgjasë deri më 31 maj 2025.
Kështu ka njoftuar administrata e shkollës në një njoftim në faqen e shkollës në facebook.
“Njoftim për Regjistrimin e Fëmijëve në Klasën e Parë të Shkollës Fillore për Vitin Shkollor 2025/2026
Prindër dhe kujdestarë të fëmijëve,
Ju njoftojmë se regjistrimi i fëmijëve në klasën e parë të shkollës fillore për vitin shkollor 2025/2026 do të fillojë nga data 05.05.2025 dhe do të zgjasë deri më 31 maj 2025.
Kush mund të regjistrohet:
Fëmijët që janë lindur nga 1 mars 2018 deri më 28 shkurt 2019 kanë të drejtë të regjistrohen në klasën e parë të shkollës fillore për vitin shkollor 2025/2026.
Fëmijët që janë lindur nga 1 mars deri më 1 shtator 2019 mund të regjistrohen në klasën e parë nëse kalojnë një vlerësim mjekësor dhe psikologjik të maturisë shkollore.
Si të regjistroheni:
Regjistrimi mund të bëhet përmes portalit eUprava, ku mund të caktoni një termin për regjistrim dhe testim. Shërbimi për caktimin e terminit është i disponueshëm online dhe mund të përdoret për të siguruar një datë dhe orar të përshtatshëm për regjistrimin e fëmijës tuaj.
Nëse nuk keni mundësi për të përdorur shërbimin online, mund të regjistroheni duke vizituar shkollën tonë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin dhe ju urojmë një vit të mbarë shkollor për fëmijët tuaj!
Me respekt drejtoresha.
Shkolla Fillore “Muharem Kadriu”.