Ambasada amerikane: Lidhjet ekonomike, komponent kyç i marrëdhënieve Kosovë – ShBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se lidhjet ekonomike midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë një komponent kyç i marrëdhënies dypalëshe mes dy vendeve.

Në një postim në Facebook, ambasada shprehet se të mërkurën u diskutuar për rritjen e bashkëpunimit mes dy shteteve, si dhe për pjesëmarrjen e bizneseve kosovare në samitin e investimeve “SelectUSA”.

 

 

“E ngarkuari me punë në ambasadë Anu Prattipati dhe zyrtarët e Ambasadës Amerikane patën një takim të shkëlqyer me Klubin e Biznesit të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm”.

“Ne mezi presim të mirëpresim bizneset kosovare në Maryland për SelectUSA në maj”, thuhet në njoftimin e ambasadës.