Karateistët e Besës me 15 medalje nga turneu“Vranje Open 2025”

Klubi i karatesë “Besa” në turneun ndërkombëtar të karatesë “Vranje Open 2025” të mbajtur në Vranjë, arriti t’i fitoj gjithsej 15 medalje në këtë renditje: 6 medalje të arta, 4 medalje të argjenda,5 medalje të bronzta.
Kështu ka njoftuar ky klub përmes një postimi në facebook, ku ka publikuar edhe emrat e fituesve të medaljeve:
“Në paraqitjen e sotme në turneun ndërkombëtar të karatesë “Vranje Open 2025” të mbajtur në Vranjë, klubi i karatesë “Besa” arriti t’i fitoj gjithsej 15 medalje në këtë renditje: 6 medalje të arta🥇, 4 medalje të argjenda🥈,5 medalje të bronzta🥉
1.Sara Abdyli 🥉 Kata
2.Arsel Islami 🥉 Kata
3.Anila Zairi 🥈 Kata
4.Blina Gashi 🥈 Kata
5.Donika Asani 🥉 Kata
6.Erina Gashi 🥇 Kumite
7.Fron Fazliu 🥇 Kumite
8.Aldin Gashi 🥇 Kumite
9.Anik Beqiri 🥇 Kumite
10.Jara Amidi 🥇 Kumite
11.Andi Sabedini 🥈 Kumite
12.Fatbardh Sherifi 🥈Kumite
13.Arban Asani 🥉Kumite
14.Flaka Adili 🥉Kumite
15.ekipore “Besa-Besë” 2008/2009 🥇 Kumite”
 Kjo nuk është hera e parë që ky klub sjell me vete medalje dhe fitore të tilla.