Ka ndërruar jetë sot në mëngjes, në moshën 79-vjeçare, Kaqusha Jashari, themeluesja e Partisë Socialdemokrate, ish-deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo ishte një ndër figurat e njohura të jetës politike në Kosovë.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga vajzat e saj, Nora dhe Teuta Jashari, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sipas njoftimit, ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot, më 6 maj 2025, në orën 13:00, në varrezat e qytetit në Prishtinë.
Kaqusha Jashari ishte inxhiniere dhe politikane, dhe një nga gratë e para në udhëheqjen politike në Kosovë gjatë viteve ’80. Ajo u dallua për angazhimin e saj të vazhdueshëm në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.