Rexhepi: 𝐏𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫: 𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦…

Kryetari i Këshillit Kombëtare Shqiptar Enkel Rexhepi ka reaguar në cilësin e kryetarit të Këshillit Kombëtar ku ka theksuar se mirëpret vëmendjen nga ana e Parlamentit Evropian karshi sfidave dhe shqetësimeve qv përballet komuniteti shqiptar dhe pakicat tjera kombëtare në  Serbi.
“Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar mirëpresim me vëmendje të veçantë këtë pjesë të raportit, e cila pasqyron me saktësi shumë prej sfidave dhe shqetësimeve me të cilat përballet vazhdimisht komuniteti shqiptar, si dhe pakicat e tjera kombëtare në Serbi”.
Tutje Rexhepi ka shkruar se KKSH “I bënë thirrje Qeverisë së Serbisë të marrë seriozisht këto vërejtje dhe rekomandime”.
Ky është reagimi i Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi:
“𝐏𝐚𝐫𝐥𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧 𝐤𝐨𝐧𝐟𝐢𝐫𝐦𝐨𝐧 𝐚𝐥𝐚𝐫𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫: 𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐯𝐞𝐩𝐫𝐢𝐦…
Në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar mirëpresim me vëmendje të veçantë këtë pjesë të raportit, e cila pasqyron me saktësi shumë prej sfidave dhe shqetësimeve me të cilat përballet vazhdimisht komuniteti shqiptar, si dhe pakicat e tjera kombëtare në Serbi.
Ky raport rikonfirmon nevojën urgjente për një angazhim real dhe jo vetëm formal nga ana e institucioneve të Serbisë në mbrojtjen e të drejtave tona. Për ne, si pakicë shqiptare, pikat e mëposhtme janë veçanërisht jetike dhe për fat të keq, shpeshherë problematike:
Përfaqësimi i Plotë: Shqetësimi për “përfaqësimin pro forma të pakicave kombëtare që janë nën kontrollin e qeverisë” është një realitet që e ndiejmë. Nevojitet një përfaqësim autentik dhe efektiv i interesave të komunitetit shqiptar në të gjitha nivelet e qeverisjes, pa ndërhyrje apo kontroll që minon autonominë tonë.
Arsimi në Gjuhën Shqipe: Thirrja drejtuar Serbisë “për të krijuar një atmosferë pozitive për arsimin në gjuhët e pakicave, duke përfshirë sigurimin e një numri të mjaftueshëm mësuesish, tekstesh shkollore dhe materialesh shtesë” dhe dënimi i “shkeljes së të drejtave të pakicave në këtë fushë” janë thelbësore. Komuniteti shqiptar vazhdon të përballet me mungesë kritike të teksteve shkollore në gjuhën shqipe, vështirësi në njohjen e diplomave, dhe sfida të tjera që pengojnë të drejtën tonë themelore për arsim cilësor në gjuhën amtare.
Gjuha e Urrejtjes dhe Përçarja: “Dënimi i fuqishëm i rasteve të regjistruara të gjuhës së urrejtjes” dhe thirrja për të “përmbajtur nga shfrytëzimi i identiteteve kombëtare të pakicave që krijojnë ndarje” janë pika kyçe. Fatkeqësisht, komuniteti ynë shpesh është viktimë e narrativave negative dhe gjuhës së urrejtjes, e cila duhet të adresohet me masa konkrete dhe jo vetëm me deklarata.
Plani i Veprimit për të Drejtat e Pakicave: “Vonesa e konsiderueshme në hartimin e një plani të ri veprimi” dhe nevoja “urgjente për ta finalizuar dhe zbatuar atë menjëherë” është një shqetësim madhor. Pa një plan veprimi të qartë, gjithëpërfshirës dhe të zbatueshëm, që merr parasysh plotësisht rekomandimet e Komitetit Këshillimor të Konventës Kuadër, përparimi mbetet i kufizuar dhe i pasigurt.
Këshilli Kombëtar Shqiptar i bën thirrje urgjente Qeverisë së Serbisë të marrë seriozisht këto vërejtje dhe rekomandime. Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të pakicave kombëtare nuk është vetëm një detyrim ndërkombëtar, por edhe një kusht themelor për integrimin evropian të vendit dhe për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
Ne mbetemi të përkushtuar për dialog konstruktiv dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante për të siguruar që të drejtat e komunitetit shqiptar në Serbi të respektohen dhe të realizohen plotësisht, në përputhje me standardet më të larta evropiane”.
Texts adopted - 2023 and 2024 reports on Serbia - Wednesday, 7 May 2025
europarl.europa.eu
Texts adopted – 2023 and 2024 reports on Serbia – Wednesday, 7 May 2025
This text is still being processed for publication in your language. The PDF or WORD version is already available by clicking on the icon above right.
<img class="x16dsc37" role="presentation" src="data:;base64, ” width=”18″ height=”18″ />