Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti sot ka qenë pjesvmarrës në përvjetorin 20-të të funksionimit të shërbimit të përkujdesit shtëpiak pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
“Sot isha pjesëmarrës në përvjetorin jubilar, të 20-të, tëSot isha pjesëmarrës në përvjetorin jubilar, të 20-të, të funksionimit të shërbimit të përkujdesit shtëpiak pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc”, ka shkruar Pajaziti.
Kryetari Pajaziti si dhuratë këtij reparti i ka dhuruar një Laptop si shenjë mirënjohjeje për puntorët shëndetësor të Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
“Me këtë rast, Komuna e Bujanocit ka dhuruar një laptop për nevojat e këtij shërbimi, si simbolikë mbështetjeje për punën e përkushtuar të stafit, i cili tashmë dy dekada me radhë kujdeset për pacientët, shpesh në kushte sfiduese dhe larg qendrave shëndetësore”.
Kështu ka njoftuar Pajaziti në faqe e tij ne Facebook sot:
“Sot isha pjesëmarrës në përvjetorin jubilar, të 20-të, tëSot isha pjesëmarrës në përvjetorin jubilar, të 20-të, të funksionimit të shërbimit të përkujdesit shtëpiak pranë Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Kjo ngjarje na kujton rëndësinë dhe vlerën e kujdesit të afërt, human dhe të pandërprerë për qytetarët tanë, në çdo vendbanim të komunës sonë.
Me këtë rast, Komuna e Bujanocit ka dhuruar një laptop për nevojat e këtij shërbimi, si simbolikë mbështetjeje për punën e përkushtuar të stafit, i cili tashmë dy dekada me radhë kujdeset për pacientët, shpesh në kushte sfiduese dhe larg qendrave shëndetësore.
Shpreh mirënjohjen time më të thellë për të gjithë mjekët, infermierët dhe punonjësit e këtij shërbimi, për përkushtimin, humanizmin dhe profesionalizmin që kanë treguar ndër vite, duke qenë pranë atyre që kanë më së shumti nevojë: të moshuarve, të sëmurëve kronikë dhe qytetarëve që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur të arrijnë vetë në institucionet shëndetësore.
Komuna e Bujanocit do të vazhdojë të mbështesë shëndetësinë publike, ashtu siç e dëshmuam edhe disa ditë më parë me dhurimin e një veture terreni për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit.
Ky është vetëm një hap nga shumë të tjerë që synojmë të ndërmarrim në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës dhe cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë”.




