Ndërron jetë Nazmi Faiku – Giga, babai i dëshmorit të UÇPMB-së, Besim Faikut

Ka ndërruar jetë Nazmi Faiku- Giga, babai i dëshmorit Besim Faiku,  heroit të  Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB).

Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thuhet: “Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi. Sot ka ndërruar jetë NAZMI GIGA – babai ynë, gjyshi ynë. Allahu e shpërbleftë me Xhenet.”

Varrimi pritet të bëhet në ditët në vijim, për detaje të mëtejshme familja do të njoftojë.

Ngushëllime familjes Faiku dhe atyre që e njohën!