Trupi Koordinues i kërkon kryetarit Pajaziti largimin e posterit nga sheshi i Bujanocit,Pajaziti fton qytetarët të marrin pjesë në manifestim

Posteri me protretin e Komandat LLeshit në qendër të Bujanocit për manifestimin “Ditët e Komandant Lleshit”, ka ngjallur reagime nga zyrtarët serbë të Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kryetari i Trupit Koordinues, dr. Aleksandar Martinoviq, dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit, Nenad Mitroviq, i janë drejtuar me apel kryetarit të Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që në konsultim me organizatorët të shqyrtojë heqjen e posterit nga sheshi kryesor.

Në deklaratë shkruhet “Kryetaru i komunë të shqyrtojë mundësinë e heqjes së posterit me portretin e kësaj figure, i cili është vendosur në qendër të Bujanocit. Ky poster ka shkaktuar shqetësim tek popullsia serbe dhe ajo joshqiptare”.

Kjo është letra e plotë që i është dërguar kryetrit Pajaziti:

“Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Deklaratë për publikun Kryetari i Koordinacionit Trup të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, dr. Aleksandar Martinović dhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit të Koordinacionit Trup, Nenad Mitrović, kanë drejtuar sot një apel për kryetarin e komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, që në bisedë me organizatorët e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit” të shqyrtojë mundësinë e heqjes së posterit me portretin e kësaj figure, i cili është vendosur në qendër të Bujanocit. Ky poster ka shkaktuar shqetësim tek popullsia serbe dhe ajo joshqiptare. Në frymën e bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe respektimit të marrëdhënieve ndëretnike, është me rëndësi që të gjithë aktorët shoqërorë dhe politikë të tregojnë ndjeshmëri ndaj ndjenjave të të gjithë qytetarëve. Komuna e Bujanocit është shembull i një komuniteti multietnik ku bashkëjetojnë serbë, shqiptarë dhe romë. Kjo bashkëjetesë është ndërtuar ndër vite me durim, dialog dhe kompromis. Formimi dhe ruajtja e pushtetit multietnik, në të cilin marrin pjesë të barabarta të gjitha komunitetet, përbën një arritje të rëndësishme të të gjithë faktorëve politikë në komunë. I bëjmë thirrje përfaqësuesve politikë të shqiptarëve në komunën e Bujanocit që të tregojnë maturinë, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj vlerave të jetës së përbashkët, si dhe të bëjnë përpjekje shtesë për ruajtjen e bashkëpunimit ndëretnik dhe stabilitetit në komunën e Bujanocit.

Kryetari i Trupit Koordniues, Dr.Alekendar Martinoviq

U.d. Drejtori i Trupit Koordniues, Nenad Mitroviq”

 

Ndërkohë lidhur me këtë letër nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e Kryetarit të Komunës Arbër Pajaziti, por përmes një postimi Pajaziti ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në manifestimin e organizuar për nder të Komandant LLeshit.

 

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e manifestimit “Ditët e Komandant Lleshit”, një homazh dinjitoz për figurën më sublime të historisë sonë më të re, Komandant Lleshin – simbol i qëndresës, i lirisë dhe i sakrificës.
Përmes vizitave, homazheve dhe koncertit përkujtimor, le të tregojmë mirënjohjen tonë të thellë dhe të ruajmë me nder kujtimin e tij”.
Manifestimi do të filloj më datë 23 Maj ku do të bëhet hapja solemne në Stadiumin e KF “Tërnoci”.