Kamberi i pranishëm në përvjetorin e 26-të të”Ditës së çlirimit të Kosovës”

Deputeti i vetëm shqiptarë në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi ka qenë i pranishëm dje në  përvjetorin e 26-të  të “Ditës së çlirimit të Kosovës”.
Kamberi ka theksuar në postimin e tij në facebook se “Kjo ditë sot nënkupton fundin e vrasjeve të fëmijëve të pa fajshëm, masakrimeve të pleqëve e grave, kolonizimit e vuatjeve që sistemi shovinist i Millosheviqit kishte ushtruar ndaj shqiptarëve”.
Ky është postimi i plotë Kamberit:
“Çlirimi i Kosovës 26 vite më parë ishte edhe shpëtimi i popullit. Kjo ditë sot nënkupton fundin e vrasjeve të fëmijëve të pa fajshëm, masakrimeve të pleqëve e grave, kolonizimit e vuatjeve që sistemi shovinist i Millosheviqit kishte ushtruar ndaj shqiptarëve.
26 vite më vonë, pas sakrificave të panumërta dhe vendosmërisë së shqiptarëve për të luftuar si komb e përkrahjes së NATO-s, Kosova është shtet i lirë, i pavarur e sovran. Në këtë kohë edhe Lugina ishte aty, krah për krah, me Kosovën.
Në këtë ditë të çlirimit të Kosovës përkujtojmë të gjithë dëshmorët e rënë për liri e të gjithë aktivistët e çështjes shqiptare që nuk janë më në mesin tonë”!