Hajrulla Çeku zyrtarizohet si kandidat i Vetëvendosjes për Prishtinën

Hajrulla Çeku është zyrtarizuar si kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor.

 

Lajmin e ka dhënë kryetari i degës së VV-së në Prishtinë, Arben Vitia.

“Në mënyrë unanime qendra e Prishtinës zgjodhi të jetë kandidat për kryetar të Prishtinës nga LVV-ja, Hajrullah Çeku”, ka thënë Vitia.

Çeku, aktualisht është ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Ndërkohë në deklaratën e saj, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se kryeqyteti nuk do të mbetet në kaos, sepse do të udhëhiqet nga një ekip me vizion dhe integritet. Ajo thekson se “Hajrulla Çeku është udhëheqësi i duhur dhe se ai mishëron një Prishtinë moderne, të drejtë dhe zhvillimore, që u përket të gjithëve”.

Sipas VV-së, Çeku ka dëshmuar përkushtim në çdo rol institucional që ka mbajtur, veçanërisht si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku ka ndërtuar politika që përkrahin të rinjtë, mbrojnë trashëgiminë dhe përparojnë shoqërinë.

“Ai vjen me dije, përvojë, ndershmëri dhe mbi të gjitha, me guximin për ta ndryshuar Prishtinën drejt së mirës së përbashkët”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes, duke shtuar se qeverisja e mirë d