Presheva kthen vëmendjen nga kultura, Panairi i Parë i Librit Shqip “Presheva Flet”

Në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” është mbajtur Panairi i Parë i Librit Shqip në Preshevë, një ngjarje historike që vendos librin dhe gjuhën shqipe në qendër të vëmendjes kulturore.

Ky panair, për herë të parë i organizuar nga Komuna e Preshevës, është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë dhe të qëndrueshëm me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd, të cilën e falënderojmë për mbështetjen financiare dhe morale, veçanërisht Ambasadorin z. Bardhyl Canaj, për përkushtimin ndaj shqiptarëve të Luginës.

“Në vitin 2021, këtë panair e synuam si projekt kulturor të përbashkët me Qeverinë e Shqipërisë–tani po e realizojmë”, ka  thënë Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani.

Sinani gjithashtu ka falënderuar shtetin amë ambasadorin Bardhyl Canaj dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e vazhdueshme që po i bëjnë eventeve të tilla.

“Mirënjohje të thellë shtetit shqiptar dhe Kryeministrit Edi Rama për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Preshevës dhe gjithë Luginës!
Ky gjest i vëmendjes institucionale dhe kulturore ndaj nesh është më shumë se simbolikë, është mbështetje konkrete për një pjesë të shqiptarëve që vazhdojnë të qëndrojnë e të kontribuojnë në kushte të vështira.
Faleminderit që na bëtë të ndjehemi të përfshirë, të respektuar dhe krenarë”! 🇦🇱
Në kë panair janë ekspozuar tituj të ndryshëm nga shtëpi botuese të ndryshme të atorëve vendas e të huaj në gjuhën shqipe.