Bujanoc: “Stop the Bleed”,mbahet trajnimi për shpëtimin e jetës në raste emergjente

Trajnimi me titullin “Stop the Bleed” (Ndalo gjakderdhjen)i cili u mbajt nv Bujanoc nën organizimin e Gardës Kombëtare të shtetit amerikan të Ohajos kishte për qëllim ë përgatisë qytetarët për të reaguar me shpejtësi dhe efikasitet në situata të rënda të gjakderdhjes.

Sheli Brakmen nënkolonele ishte  ligjëruese e trajnimit  e cila prej vitit të kaluar shërben si oficere mjekësore ndërlidhëse në kuadër të bashkëpunimit mes Gardës Kombëtare të Ohajos dhe institucioneve në Serbi.

Brakmen gjatë trajnimit ka theksuar se është shumë me rëndësi që secili qytetarë që në rast nevoje të jetë në gjendje të shpëtoj një jetë, “Kjo nuk është një trajnim vetëm për mjekë apo infermierë. Ne këtë e mësojmë edhe pastruesit në spitale, punonjësit e sigurisë dhe çdo person që potencialisht mund të ndodhet pranë një viktime. Çdokush, me mjetet që ka në dispozicion, mund të shpëtojë jetë,” theksoi ajo.

Trajnimi është zhvilluar në mënyrë shumë bashkëpunuese dhe sa më të kapshme për secilin që ishte i pranishëm dhe ishte një bashkëpunim i mirë mes shoqërisë civile dhe atij ushtarak.