Pritja mbaroi. Nga 2 korriku filloi Kampionati Evropian i futbollit për femra në Zvicër.
Ceremonia hapëse u zhvillua para ndeshjes Zvicra-Norvegjia, ku stadiumi ishte i mbushur me tifozë dhe ngjyra.
Takimi u zhvillua në “St.Jakob Park” të Bazelit, ku ishte e pranishme edhe Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter.
Në mes të fushës, një grup i valltarëve dhuruan shou, ndërsa himnin për Zvicrën e këndoi LIVE, këngëtarja Beatrice Egli.
Zvicra e humbi ndeshjen 1:2 nga Norvegjia.