Deputeti Shaip Kamberi sëbashku me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Enkel Rexhepin kanë përfunduar vizitvn treditore në Berlin, siç ka njoftuar ai gjatë takimeve janë shoqëruar edhe nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, z. Faruk Ajeti dhe nga dy aktiviskte nga Lugina.
“Përfunduam një vizitë zyrtare treditore në Berlin, gjatë së cilës zhvilluam takime të frytshme me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të fondacioneve gjermane dhe ministrin shtetëror në Ministrinë Federale të Drejtësisë”, ka theksuar Kamberi.
Tutje Kamberi është shprehur se “Këto hapa do të kontribuonin ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar mbi diskriminimin sistematik që regjimi Vuçiqit vazhdon të ushtrojë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
“Gjithë vizita ishte mbështetur nga Qeveria e Republikës së
Kosovës , e cila, procesin e avokimit për Luginë të Preshevës nëpër qendrat evropiane, e sheh fazë të domosdoshme të luftës tonë për të drejta, liri e barazi”, ka njoftuar ai.

Ky është postimi i Kamberit në rrjetet sociale:
“Përfunduam një vizitë zyrtare treditore në Berlin, gjatë së cilës zhvilluam takime të frytshme me deputetë të Bundestagut, përfaqësues të fondacioneve gjermane dhe ministrin shtetëror në Ministrinë Federale të Drejtësisë.
Në të gjitha takimet, theksuam nevojën për një angazhim më të madh dhe më të qëndrueshëm të Gjermanisë në raport me zhvillimet në Luginën e Preshevës.
Theksuam rëndësinë e programeve të synuara nga fondacionet gjermane, organizimin e dëgjimeve në Komitetin për të Drejtat e Njeriut të Bundestagut mbi situatën e shqiptarëve, vizitat zyrtare të delegacioneve parlamentare gjermane, si dhe hartimin e raporteve të pavarura dhe kredibile nga organizatat gjermane.
Këto hapa do të kontribuonin ndjeshëm në rritjen e ndërgjegjësimit ndërkombëtar mbi diskriminimin sistematik që regjimi Vuçiqit vazhdon të ushtrojë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Agjenda kishte përfshirë takime me:
Dita e parë:
Helene Kortlaner, Fridrih Erbeert Stiftung,
MdB Peter Beyer, anëtarë i komisionit për politikë të jashtme,
Niels von Redecker, Drejtor i Divizionit për Ballkan,
Katalin Karsai, Referuese për Shqipërinë,
Dita dytë: Kai Sauer, Ambasadori i Finlandës, ish këshilltarë i Presidentit Ahtisari,
MdB Adis Ahmetoviq, anëtarë i Bundestagut, njohës i Ballkanit perëndimore,
Katja Giebel, Heinrich Voll-Stiftung,
MdB Frank Schwabe, anëtarë i Bundestagut dhe Sekretar shtetëror për Ministrinë e drejtësisë.
Aida Sakiqi -Vandencasteele, Ambasadore e Shqipërisë në Berlin,
Dita e tretë:
MdB Andreas Schwars, anëtarë i Bundestagut, i angazhuar për çështjet e sigurisë.
MdB Knut Abraham, anëtarë i Bundestagut,
Takim në Fondacionin Korad Adenauer Stiftung,
Kemi takuar edhe sanëtarë të shoqërisë civie, të angazhuar në Bundestag e afaristë nga komunitti shqiptar në Berlin.
Me këtë rast veëoj një person i cili gjitë gjithë vizitës na ka pritur, shoqëruar, konsultuar dhe përkrahur, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, z. Faruk Ajeti, që i ka dhënë ton të veçantë takimve tona.
Një diplomat i shkëlqyer dhe atdhedashës që nuk harron Luginën asnjëherë.
Falëminderit Ambasador Faruk Ajeti.
Flora dhe Drita si njohëse të mira të sistemit gjerman, por mbi të gjitha të angazhuara me gjithë qenien e vet në këtë temë, pasurojnë delegacionin tonë sikurse edhe paraqitjet tona.
Gjithë vizita ishte mbështetur nga Qeveria e Republikës së
Kosovës , e cila, procesin e avokimit për Luginë të Preshevës nëpër qendrat evropiane, e sheh fazë të domosdoshme të luftës tonë për të drejta, liri e barazi”.


