Të rinjtë nga Bujanoci bashkë në dialog ndërkulturor

OJQ “The Future” gjatë dy ditëve mblodhi të rinj nga komuniteti shqiptarë, serb dhe romë në Bujanoc në Hotel Rozafa për të marrë pjesë në dy punëtori me temën e  interkulturalizmit.

Dita 1 u fokusua në rëndësinë e dialogut ndërkulturor, duke theksuar bashkëpunimin, empatinë dhe mirëkuptimin përmes prezantimeve angazhuese, diskutimeve dhe simulimeve praktike në role të ndryshme nga jeta reale.

Dita 2 ishte e përkushtuar ndaj multikulturalizmit, ku pjesëmarrësit ndanë përvoja personale përmes një diskutimi dinamik në formën e “fishbowl” dhe eksploruan vlera të përbashkëta ndërkulturore në një hapësirë vërtet përfshirëse.

Këto punëtori ndihmuan në nxitjen e respektit të ndërsjellë, kuptimit më të thellë kulturor dhe forcimit të lidhjeve komunitare.

Projekti “Klubi i të Rinjve” financohet nga një grant i programit “Spark: Të rinj të aftë, komunitete të fuqizuara, Serbi”.