Sipas tij, nga dhjetë kandidatë për asamble komunale, katër do të jenë të gjinisë femërore.
“Ashtu siç besoj kam kontribuuar e shërbyer këtë mandat si nënkryetar, zotohem që do të shërbej shumëfish më shumë për të rregulluar jetën e qytetarëve tanë, prandaj me përulësi kërkoj besimin tuaj për të çuar përpara projekte madhore në çdo vendbanim të Komunës. Juve të dashur qytetarë ju kisha mbështetës kur kisha nevojë, dhe ju jam përherë mirënjohës, dhe jeni sërish ju që do të vendosni me besimin tuaj që Komunën tonë ta radhisim në mesin e komunave më të rëndësishme në vend! Bashkë, pa dallim, Graçanicën do ta transformojmë, me ide të përbashkëta bashkë me ndihmën e nivelit qendror e akterë të tjerë të rëndësishëm!”- ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar se ditëve në vijim “Aleanca shqiptare” do të shpalosë edhe programin qeverisës për Komunën e Graçanicës.
Zgjedhjet për kryetarë komunash dhe asambletë komunale do të mbahen më 12.10.2025.