Neymar pëson humbjen më të thellë në karrierë, përfundon në lot pas ndeshjes

Santos ka pësuar debakël para tifozëve të saj duke u mposhtur 0-6 nga Vasco de Gama. Neymar ishte në fushë dhe nuk arriti të ndalë debaklin.

“Jam plotësisht i zhgënjyer me lojën tonë. Keni të drejtë të protestoni, por pa dhunë, megjithëse keni të drejtë të ofendoni . Është një ndjenjë shumë e turpshme. Nuk e kam përjetuar kurrë këtë në jetën time”, tha Neymar pas ndeshjes.

 

Neymar nuk kishte humbur kurrë një ndeshje me gjashtë gola diferencë. Pak minuta pas kësaj disfate, Santos njoftoi ndërprerjen e kontratës së trajnerit Cleber Xavier .

Santos nuk kishte humbur kurrë një ndeshje lige në shtëpi me më shumë se katër gola diferencë .