Shqipe Selimi nuk e votoi për shkak të postimeve ndaj Rexhep Selimit, Gërvalla i reagon me fjalët e babait të saj, Jusufit

Deputetja e VV’së, Shqipe Mehmeti- Selimi, nuk mori pjesë në votim kur u propozua Donika Gërvalla për kryeparlamentare. Ajo ka deklaruar se mospjesëmarrja nuk lidhet me motive partiake, por ka të bëjë me postimet e Gërvallës që Rexhep Selimin e quante figurë të krimit.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe kandidatja e propozuar e VV-së për kryetare kuvendi, Donika Gërvalla, ka reaguar me fjalët e babait të saj, Jusufit.

“E thënë me fjalët e poetit:

“Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun.

Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”, është ky reagimi i plotë i Gërvalles.

Fjalët që i shkroi Gërvalla janë pjesë  e një letrë që veprimtari Jusuf Gërvalla, babai i Donika Gërvallës, ia kishte shkruar nënës së tij Ajshes.