Kamberi i propozon Qeverisë së Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”

Deputeti  shqipëtar në Parlamentin Serbë Shaip Kamberi duke parë gjendjen e rëndë ekonimike si dhe zbrasjen e Luginës së Preshevës nga të rinjët shqipëtar, i ka propozuar Qeverisë së Serbisë formimin e një “Fondi të vevantë për zhvillimin ekonomik të tri Komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Kështu ka njoftuar Kamberi në rrjetet sociale, duke theksuar se edhe përkundër faktit që “Për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, propagojnë “angazhim për zhvillim ekonomik” të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës”.
Deputeti ka propozuar që ” Fondi të ketë lerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim”.
Ndërsa ” Shfrytëzuesit e Fondit do të ishin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, bizneset e vogla e të mesme e këtyre komunave”, ka theksuar Kamberi.
Ky është propozimi i plotë i Kamberit:
“|Për vite me radhë zyrtarë të Qeverisë së Serbisë, propagojnë “angazhim për zhvillim ekonomik” të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
Ndërkohë, Bujanoci, Presheva e Medvegja mbeten komunat më të pazhvilluara në nivel të republikës.
Lugina Presheëvës nuk ka nevojë për mbështetje deklarative. Zhvillimit të sajë i nevojiten investitorë, investime konkrete, përkrahje finansiare dhe lehtësime plotësuese për investitorët.
Me qëllim të ndërprerjes së trendit të ikjes së të rinjëve, krijimit të një të ardhme me perspektivë, hapjen e vendeve të reja të punës dhe krijimin e një ambienti që tërheq investimet e huaja, kam iniciaur sot, te Qeveria e Serbisë formimin e “Fondit të veçantë për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”.
Propozimi është që Fondi të ketë lerën vjetore prej 10 milion eurove, ndërsa menaxhimi i tij të bëhet nga Trupi Koordinues, duke u mundësuar transparencë maksimale në menaxhim.
Shfrytëzuesit e Fondit do të ishin komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, shoqëria civile, mediat, organizatat sportive, bizneset e vogla e të mesme e këtyre komunave.
Fondi i veçantë për të stimuluar zhvillimin ekonomik, ka për qëllim:
1. Financimin e projekteve infrastrukturore të rëndësishëm për biznesin lokal dhe jetën e qytetarëve;
2. Mbështetjen e hapjes së vendeve të reja të punës nëpërmjet subvencioneve dhe trajnimeve;
3. Stimulimin e investitorëve të huaj dhe vendor nëpërmjet lehtësimeve tatimore dhe përkrahjes infrastrukturore;
4. Zhvillimin e kapaciteteve arsimore dhe profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës.
5. Krijimin e një linje të veçant për subvencionimin e bujqësisë.
6. Krijimin e lehtësirave të veçanta për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme, organizatat e shoqërisë civilie, medias, klubeve sportive, përgjatë aplikimit të tyre në konkurset e të gjitha ministrive”.
Mund të jetë një imazh i teksti