Në Komunën e Bujanocit janë nëshkruar kontratat me 45 asistent për nxënësit me nevojë për mbështetje në procesin mësimor.
Kështu ka njoftuar në facebook Levent Qazimi zëndës i kryetarit të Komunës së Bujanocit Arbër Pajazitit.
Ky është njoftimi i Qazimit:
“Sot nënshkruam kontratën me 45 asistentë të rinj. Ata do të kenë për detyrë të ndihmojnë nxënësit që kanë më shumë nevojë për mbështetje në procesin e tyre mësimor.
I falënderoj për vullnetin, angazhimin dhe përkushtimin e tyre. Roli i asistentit nuk është i lehtë, por është i domosdoshëm dhe me shumë vlerë për fëmijët tanë.
Ju uroj punë të mbarë dhe suksese në këtë rrugëtim..”