Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026, në Bujanoc numri i njëjtë i nxënësve të regjistruar në klasë të parë!

Të hënën më 1 shtator fillon  Vitit i  ri  shkollorë 2025/2026, në Komunën e Bujanocit këtë vit nuk  ka vazhduar trendin e uljes së numrit të nxënësve shqiptarë që për herë të parë ulen në bankat shkollore, raporton Spektri.

Në komunën e Bujanocit, këtë vit në klasë të parë janë regjistruar 386  nxënës deri më tani, numri i nxënësve në krahasim me vitin e kaluar është i njëjtë ku  ishin rreth 380 nxënës në klasë të parë, mirëpo ky numër mund të ndryshoj deri më 15 Korrik kur edhe do të publikohen të dhënat zyrtare përfundimtare.

Spektri ka kontaktuar Drejtoratin për Arsim në Komunë e Bujanocit të cilët kanë dhënë këto informacione për regjistrimet e nxënësve në sjkollat fillore të Bujanocit.

Sipas tyre deri më tani në Sh.F “Naim Frashëri” në Bujanoc janë regjistruar 47 nxënës, në Sh.F “ Branko Radiqeviq” 130 nxënës, në Sh.F. “Muharrem Kadriu” 70 nxënës, Sh.F.” Vuk Karagjiq” në Levosovë 22 nxënës, në Sh.F.” Sami Frashëri” në Llucanë 26 nxënës, ndërsa Sh.F.” Dragomir Trajkoviq” në Zhbevcë 13 nxënës, Sh.F.” Ali Bektashi”  në Nesalcë 16 nxënës, Sh.F. “Bora Stankovic” në Klenikë 18 nxënës, në Bilac në Sh.F.” Desanka Maksimoviq” 37 Nxënës dhe në Sh.F. “Migjeni” në fshatin Muhaoc deri më tani janë regjistruar 7 nxënës, gjithsej 386 nxënës deri më tani.

Për nga numri i nxënësve sipas këtyre të dhënave shkolla shqipe e cila prinë  këtë vit Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc.

Kurse nga shkollat serbe Sh.F.”Branko Radiqeviq” në Bujanoc ka numër më të madh të nxënësve rreth 130, pasur parasysh faktin që në këtë shkollë mësimin e vijojnë edhe nxënësit e nacionaliteit romë.

 Ndërsa këto janë të dhënat e vitit të kaluar kalendarik 2024-2025 për numrin e nxënësve të regjistruar në klasë të parë për shkollat fillore në Komunën e Bujanocit :

Sh.F “Naim Frashëri” në Bujanoc 68 nxënës

Sh.F “ Branko Radiqeviq” në Bujanoc 111 nxënës

Sh.F. Sh.F. “Muharrem Kadriu” në Tërnoc  70 nxënës

Sh..F.” Vuk Karagjiq” në Levosovë 13 nxënës

në Sh.F.” Sami Frashëri” në Llucanë 8 nxënës

Sh.F.” Dragomir Trajkoviq” në Zhbevcë 9 nxënës

Sh.F.” Ali Bektashi”  në Nesalcë 7 nxënës

Sh.F. “Bora Stankovic” në Klenikë 9 nxënës

Sh.F.” Desanka Maksimoviq” ne Bilac 20 nxënës

Sh.F. “Migjeni” në fshatin Muhaoc 1 nxënës

Ku sipas Drejtoratit për Arsim vitin e kaluar numri I nxënësve tv regjistruar në klasë të pare  ka qenë 401 nxënës.

Pasi që këto të dhëna nuk janë përfundimtare për këtë vit Spektri do të përcjell në vazhdimësi deri më 15 korrik procesin e regjistrimit për të bërë publike numrin e sakt zyrtar të nxënësve të registruar në klasë të parë në Komunën e Bujanocit. Spektri