Anglia mundi Serbinë në Beograd

Anglia i ka dhënë leksion Serbisë, duke e mposhtur me rezultat të thellë prej 5-0, të martën në Beograd.

 

‘Tre Luanët’ dhe Serbia u ballafaquan në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Skuadra angleze, në çdo aspekt ishte ekip më i mirë se Serbia, duke dominuar në terren, duke krijuar shumë raste dhe pesë gola të shënuara.

Kane (33’), Madueke (35’), Konsa (52’), Guehi (75’) dhe Rashford (90’), shënuan nga një gol për fitoren e Angalisë, e cila tani kryeson Grupin K me 15 pikë të tubuara, e ndjekur nga Shqipëria me tetë, derisa Serbia është treta me shtatë sosh.