Apple ka shpallur zyrtarisht këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, si ambasadore globale të markës. Vetëm pak orë pasi kompania prezantoi kampanjën e re “Awe dropping”, u publikua një video e përbashkët ku artistja shfaqej duke xhiruar me iPhone 17 Pro, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”, Dua ndau një mini-dokumentar ku pasqyrohen momente nga koncertet dhe prapaskenat. I gjithë materiali ishte realizuar me pajisjen më të re të Apple, duke theksuar fuqinë e saj vizuale. Detaji që ra në sy ishte zgjedhja e ngjyrës portokalli të ndezur – një simbol i guximit dhe energjisë së saj artistike.
Videoja u përhap me shpejtësi në rrjete sociale, duke bërë bashkë dy botë: teknologjinë dhe muzikën. Reagimet nuk munguan, ndërsa fansat nisën të komentojnë me entuziazëm: “A nuk e nxorën sot?”.