Arrestohet një person tek Dheu i Bardhë, i dyshuar për krim’e luft’e në Kosovë

Një person është arrestuar për krime lufte në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Policia përmes një komunikate ka bërë të ditur se D.N. është ndaluar nën dyshimin për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë”.

 

“D.N., dyshohet se gjatë luftës në Kosovë, në periudhën nga 13 prilli deri më 30 prill 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e  25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Brenda afatit të paraparë ligjor, Prokuroria Speciale do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special.