Takohen Demo Berisha dhe Aleksandar Markoviq, temë diskutimi ligji mbi Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare në Serbi

Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, është  takuar me kryetarin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Barazinë Gjinore të Kuvendit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Markoviq.
Gjatë takimit u diskutua për sfidat aktuale në fushën e mbrojtjes dhe përparimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe për rëndësinë e barazisë gjinore në jetën shoqërore dhe politike.
Palët shkëmbyen qëndrime mbi përmirësimin e kuadrit ligjor dhe të praktikës, me theks të veçantë tek ndryshimet dhe plotësimet e ardhshme të Ligjit për Këshillat Kombëtare të Pakicave Kombëtare.
U vu në dukje nevoja për forcimin e bashkëpunimit institucional midis Kuvendit dhe Ministrisë, pasi – siç u pajtuan të dyja palët – bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe shkëmbimi i informacionit janë kyçe për përparimin e mëtejshëm të Serbisë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të kulturës demokratike të dialogut.