Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti ka pritur sot në zyrën e tij Ambasadoren e Suedisë në Beograd Charlotte Sammelin, dhe përfaqësuesin e UNHCE-së në Serbi Sofia Agjalli.
Sipas Pajazitit gjatë këtij takimi u bisedua “mbi zhvillimet politike në komunën tonë dhe më gjerë, duke ndarë qëndrime dhe ide mbi sfidat e përditshme me të cilat përballemi”.
“Diskutuam edhe për çështjen e integrimit të shqiptarëve në instancat shtetërore, ku Ambasadorja premtoi se do të luajë rolin e saj konstruktiv në komunikimin me qeverinë e Serbisë”, ka theksuar Pajaziti.
Ky është postimi i Pajazitit në facebook:
Sot prita në një takim Ambasadoren e Suedisë në Beograd, Sh.S. Charlotte Sammelin, si dhe përfaqësuesin e UNHCR-it në Serbi, Sofian Agjalli.
Biseduam mbi zhvillimet politike në komunën tonë dhe më gjerë, duke ndarë qëndrime dhe ide mbi sfidat e përditshme me të cilat përballemi.
Nga Ambasadorja mora mbështetje të pakushtëzuar për qeverisjen tonë lokale, si dhe inkurajim për vazhdimin e punës sonë drejt forcimit të institucioneve komunale.
Diskutuam edhe për çështjen e integrimit të shqiptarëve në instancat shtetërore, ku Ambasadorja premtoi se do të luajë rolin e saj konstruktiv në komunikimin me qeverinë e Serbisë.
Gjithashtu, shpalosëm disa ide të zhvillimit ekonomik për komunën tonë, përfshirë edhe inicimin e projekteve me interes të drejtpërdrejtë për qytetarët.
Në fund, theksova se partneriteti me përfaqësitë diplomatike është pjesë e politikave tona zhvillimore dhe një shtyllë e rëndësishme për të ardhmen e Bujanocit.




