Pas Deklaratës së ministrit për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror, Demo Berisha, gjatë vizitës së tij më 23 shtator në Bujanoc, ka reaguar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Enkel Rexhepi.
Rexhepi ka theksuar se “Deklaratat e ministrit Demo Berisha më 23 shtator në Bujanoc për “tejkalimin e Planit 7 Pikësh” janë diversion politik dhe përpjekje e hapur për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i Serbisë për të zbatuar obligimet e veta ndërkombëtare”.
Sipas tij “Takimet e 23 shtatorit me përfaqësues të vetëshpallur të shoqërisë civile ishin vazhdimësi e propagandës së pastër e Beogradit, që cenon procesin e garantuar ndërkombëtarisht dhe përpiqet të fshehë problemet real”.
Rexhepi në fund të reagimit të tij ka theksuar se “𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝟕 𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥”.
Ky është kundërreagimi i Rexhepit në rrjetet sociale:
“𝐊𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐫𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐭 𝐃𝐞𝐦𝐨 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡a
Deklaratat e ministrit Demo Berisha më 23 shtator në Bujanoc për “tejkalimin e Planit 7 Pikësh” janë diversion politik dhe përpjekje e hapur për të zhvendosur vëmendjen nga dështimi i Serbisë për të zbatuar obligimet e veta ndërkombëtare.
Plani 7 Pikësh është dokumenti i vetëm legjitim, sepse:
• 𝐔 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐡𝐞𝐯𝐞̈𝐬 (𝐦𝐚𝐫𝐬 𝟐𝟎𝟏𝟑).
• 𝐔 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐚 𝐩𝐚𝐫𝐭𝐢𝐭𝐞̈ 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞.
• 𝐔 𝐚𝐩𝐫𝐨𝐯𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈ 𝐦𝐞̈ 𝟒 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟏𝟑.
• 𝐔 𝐠𝐚𝐫𝐚𝐧𝐭𝐮𝐚 𝐧𝐠𝐚 𝐎𝐒𝐁𝐄, 𝐁𝐄, 𝐊𝐢𝐄, 𝐒𝐇𝐁𝐀, 𝐁𝐫𝐢𝐭𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐆𝐣𝐞𝐫𝐦𝐚𝐧𝐢𝐚, 𝐅𝐫𝐚𝐧𝐜𝐚, 𝐁𝐞𝐥𝐠𝐣𝐢𝐤𝐚 𝐝𝐡𝐞 “𝐌𝐢𝐪𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐉𝐮𝐠𝐮𝐭”.
Megjithatë, nga viti 2013 deri sot janë plot 12 vite me radhë, ku Serbia nuk e ka zbatuar këtë marrëveshje. Edhe Plani Aksional për Integrimin e Shqiptarëve 2023–2026, i mbështetur nga BE dhe Këshilli i Evropës, është lënë në letër.
Prandaj, çdo deklaratë për “dokumente të reja” është vetëm lojë politike për të shtyrë pafundësisht obligimet ekzistuese dhe për t’u bërë vegël e Beogradit.
“Dokumenti 10 pika” është i ardhur direkt nga zyrat e Beogradit, sepse:
• 𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐫𝐚𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐮𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢 𝐢 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈.
• 𝐍𝐮𝐤 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐨𝐫𝐝𝐢𝐧𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈.
• 𝐍𝐮𝐤 𝐤𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞.
Takimet e 23 shtatorit me përfaqësues të vetëshpallur të shoqërisë civile ishin vazhdimësi e propagandës së pastër e Beogradit, që cenon procesin e garantuar ndërkombëtarisht dhe përpiqet të fshehë problemet reale si:
• 𝐏𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞, 𝐪𝐞̈ 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐢𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐭𝐞𝐦𝐞̈.
• 𝐌𝐨𝐬𝐢𝐦𝐩𝐥𝐞𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝟕 𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥 𝟐𝟎𝟐𝟑–𝟐𝟎𝟐𝟔.
• 𝐁𝐥𝐥𝐨𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈, 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐥𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐢 𝟗𝟎𝟎 𝐩𝐫𝐞𝐣 𝐭𝐲𝐫𝐞 𝐩𝐚 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞.
Asnjë shqiptar nuk duhet të bjerë pre e Demo Berishës, Aleksandar Martinoviqit apo Nenad Mitroviqit, të cilët janë vetëm zbatues të një misioni të ndërtuar sipas strategjisë së partisë-shtet të Vuçiqit. Përfaqësimi i vërtetë dhe legjitim i shqiptarëve të Luginës qëndron vetëm te Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar.
Mesazhi ynë është i qartë:
𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐦𝐚𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫.
𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐝𝐨𝐤𝐮𝐦𝐞𝐧𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐛𝐨𝐬𝐡𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫.
𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐚 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐢𝐥𝐥𝐨𝐣𝐞̈ 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝟕 𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡 𝐝𝐡𝐞 𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝐀𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥”.