Musliu:Defilimi i politikanëve serb e të mbështetur nga “shqiptarët pro Beogradit zyrtar” në Bujanoc, është një hap tjetër i tentimit për tjetërsimin e çështjeve politike që tash e tre dekada nuk kanë zgjidhje

Kryetari i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, Shqiprim Musliu, ka reaguar për takimin e djeshëm të ministrin Berisha dhe kryetarit Arbës Pajaziti, duke i cilësuar si “Defilimi i politikanëve serb e të mbështetur nga “shqiptarët pro Beogradit zyrtar” në Bujanoc, është një hap tjetër i tentimit për tjetërsimin e çështjeve politike që tash e tre dekada nuk kanë zgjidhje, sepse marrëveshjet politike të ndërmjetësuara edhe nga faktori ndërkombëtar që nga Marrëveshja e Konçulit e deri më sot, implementimi i të cilave as që po shihet në horizont”.
Sipas tij “Përfaqësuesit e zgjedhur nëpërmjet Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar janë ato që do të vendosin për dokumentet politike, ashtu siç kanë vepruar që nga paslufta, me platformën politike të 2006-së, Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të 2013-së si dhe vendimin për Asociacionin që në thelb ka parimin e Reciprocitetit të 2015-së”.
Ky është regimi i Muslit në rrjetet sociale:
“Defilimi i politikanëve serb e të mbështetur nga “shqiptarët pro Beogradit zyrtar” në Bujanoc, është një hap tjetër i tentimit për tjetërsimin e çështjeve politike që tash e tre dekada nuk kanë zgjidhje, sepse marrëveshjet politike të ndërmjetësuara edhe nga faktori ndërkombëtar që nga Marrëveshja e Konçulit e deri më sot, implementimi i të cilave as që po shihet në horizont.
Në kohën kur institucionet shtetërore diskriminojnë skajshmërisht shqiptarët, kur problemi i pasivizimit të adresave ka prekur kulmin, kur breza të tërë shpërngulen për mosnjohjen e diplomës, kur 30% e Rrethit të Pçinjës banohet me shqiptar, ndërsa punësimi i shqiptarëve nuk e kalon as 1% në institucionet shtetërore, sot dalin “shqiptarët e ndershëm bashkë me vazalët e tyre” që tentojnë të ndryshojnë qasjen ndaj këtyre problematikave thelbësore e jetike për shqiptarët në Luginë.
Përfaqësuesit e zgjedhur nëpërmjet Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptar janë ato që do të vendosin për dokumentet politike, ashtu siç kanë vepruar që nga paslufta, me platformën politike të 2006-së, Masat urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve të 2013-së si dhe vendimin për Asociacionin që në thelb ka parimin e Reciprocitetit të 2015-së.
Për ne, këto janë dhe do të mbeten dokumentet bazë për integrim deri në bashkim të shprehur në referendumin e ‘92-së”!