Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së, gjatë fjalimit të tij ndër të tjera ka bërë thirrje që shqiptarët e Luginës së Preshevës të respektohen.
Begaj ka theksuar se ” Shqipëria kërkon që drejtat dhe liritë e shqiptarëve të Luginës të respektohen, që shqiptarët në Luginë të mos diskriminohen por të integrohen”.
Ky është njoftimi i Presidentit Begaj në rrjetet sociale:
“Në fjalën time në Debatin e Përgjithshëm të OKB-së, theksova përkushtimin e Shqipërisë ndaj paqes, sigurisë dhe multilateralizmit.
Adresova në fjalën time kërkesën për vendin e merituar të Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare.
Gjithashtu kërkova respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Shqipëria ka treguar se dialogu dhe vlerat e përbashkëta mund të transformojnë shoqëritë”.