Reagon shoqëria civile në Luginë: Plani 7-pikësh, jo i tejkaluar por detyrim!

Shoqëria civile në Luginë të Preshevës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit për të drejtat e njeriut, Demo Berisha, i cili tha se “Plani 7-pikësh është tejkaluar”. Organizatat theksojnë se ky dokument është i miratuar, detyrues dhe mbetet ende aktual, pasi përfshin çështje thelbësore si përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, përfaqësimi proporcional në institucione, zhvillimi ekonomik dhe arsimi në gjuhën amtare.

Në reagimin e nënshkruar nga njëzet organizata të shoqëriaë civile, rikujtohet se Plani është miratuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2013 dhe ka marrë konsensus të plotë nga të gjitha partitë shqiptare dhe Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë. Shoqëria civile u bën thirrje autoriteteve të Serbisë dhe faktorëve ndërkombëtarë që të mos relativizojnë dokumentin, por ta zbatojnë atë si bazë për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë.