Bujanoci ka fituar grant prej 13.4 milionë dinarësh për efikasitet energjetik

Komuna e Bujanocit ka fituar grant prej 13.400.000 dinarë nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kuadër të programit për efikasitet energjetik dhe energji të pastër.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës Arbër Pajaziti në rrjete socalia:
“Komuna jonë ka fituar grant prej 13.400.000 dinarë nga Ministria e Energjisë dhe Minierave, në kuadër të programit për efikasitet energjetik dhe energji të pastër.
Ky grant është pjesë e një projekti kombëtar që mbështet komunat për të përmirësuar kushtet e banimit për qytetarët, duke subvencionuar masat e kursimit të energjisë në shtëpi dhe banesa.
Komuna e Bujanocit do të njoftojë shumë shpejt për hapat konkretë dhe mënyrën se si qytetarët mund të përfitojnë nga ky program”.