Pas gjithë zhurmës që u krijua rreth raportit të tyre, duket se lidhja e dyshuar mes ish-banores së Big Brother VIP dhe reperit Don Xhoni po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.
Pas videos ku të dy u panë në të njëjtën makinë – çka u interpretua si një sinjal i qartë i afërsisë mes tyre – tashmë një tjetër detaj ka bërë që ndjekësit të nisin edhe më shumë spekulime.
Loredana Brati është shfaqur së fundmi në Prishtinë, ku ndodhet prej disa ditësh, dhe ajo që bie në sy është një unazë ari në dorën e saj.
Aksesor jo tipik për stilin e saj të zakonshëm, por shumë i ngjashëm me atë që Don Xhoni është fotografuar më parë.
Ky detaj ka mjaftuar që fansat të pyesin veten nëse bëhet fjalë për një dhuratë personale nga reperi për bukuroshen, duke e parë si një tjetër provë të afrimitetit mes tyre.
Në rrjetet sociale, komentet kanë shpërthyer, ku shumë ndjekës shprehen se kjo është një shenjë e qartë që dyshja nuk po e fsheh më afërsinë e tyre, edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar apo mohuar zyrtarisht asgjë.
Nëse këto thashetheme rezultojnë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me një nga romancat më të bujshme të momentit në shoubizin shqiptar, që pritet të mbajë publikun në pritje për çdo detaj të ri.