Bruksel- Fjala në Konferencën e përbashkët të Kryeministrit Edi Rama me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministrin e Republikës së Çekisë, Petr Fiala:
Presidentja e Komisioni Europian, Ursula von der Leyen: I nderuar Kryeministër Fiala, I nderuar Kryeministër Rama, I nderuar Kryeministër Kovačevski, Ky është një moment histori! Sot Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur pikërisht negociatat për aderimin në BE dhe jam shumë e lumtur që jam këtu me ju, ky është suksesi juaj, i juaji si qeveri, i qytetarëve tuaj, i popullit tuaj që keni punuar kaq shumë për të arritur këtu dhe keni treguar jashtëzakonisht shumë përkushtim për vlerat tona. Keni treguar këmbëngulje, keni patur besim tek procesi drejt BE-së, keni zbatuar shtetin ligjor, keni median e lirë, keni një shoqëri civile të gjallë dhe keni bërë shumë reforma dhe keni modernizuar ekonominë tuaj. Ju keni bërë të gjitha këto ndryshime jo vetëm aty ku janë të detyrueshme për rrugën drejt BE-së por për të gjitha sepse këto janë të mira për vendin tuaj dhe këto reforma tashmë po japin një cilësi më të mirë jetese. Ne si Komision Europian ju kemi mbështetur gjatë gjithë rrugës e do të vazhdojmë ta bëjmë prandaj shkurtimisht le të reflektoj mbi tre tema: Së pari, mbi negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe ekipet negociuese do të fillojnë punën sot dhe shqyrtimi i akive europiane do të jetë hapi i parë dhe ky shqyrtim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet, mbi të gjitha marrëveshjet europiane e ne do të vijojmë shumë shpejt me të. Pika e dytë është që ne do të vathojmë të jemi më afër në fusha kyçe, për shembull Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane dhe kjo do të rrisë pikërisht përballjen që Shqipëria do të ketë mbi emergjencat civile, mbi tërmetet apo aspektet e tjera të dëmeve të ndryshme në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty sa herë që do të ketë shkaqe të tilla. Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të shqyrtojë me ne marrëveshjen FRONTEX, që do të jetë dislokimi i FRONTEX në kufijtë e Maqedonisë së Veriut dhe Dimitar, ti mund të mbështetesh tek mbështetja ime që të gjitha ligjet do të përkthehen në gjuhën maqedonase pa fusnota e të gjitha do të jenë në gjuhën maqedonase. Pika e tretë është që përfitimet do të vijojnë teksa ju do të keni rrugën drejt BE-së. Do të ketë rritje të investimeve, do të ketë bashkëpunime të ndryshme në fusha kyçe si energjia dhe transporti. Ju do të maksimizoni impaktin e fondeve të BE-së që do të thotë punësime të reja, mundësi të reja e pikërisht për këtë kanë pritur kaq gjatë qytetarët tuaj dhe këtë meritojnë. Në fund, kryeministër Rama, i dashur Edi Kryeministër Kovačevski, i dashur Dimitar, do t’ju drejtohem personalisht. Ju keni treguar kaq shumë lidership, vizion, ju keni treguar durim strategjik me sasi të mëdha dhe jo thjesht kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, ju keni treguar pikërisht bashkimi tuaj me vlerat europiane si partnerë të vërtetë prandaj personalisht do doja t’ju falënderoja. Kryeministër Fiala, urime sepse fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke e kjo është ngitu normalisht dhe nga puna e presidencave të mëparshme e ju do të luani një rol të rëndësishme që ky proces të shkojë përpara. Populli shqiptar dhe ai i Maqedonisë së Veriut e meriton dhe ne të gjithë do të jemi bashkë, ku një ditë do të presim si Maqedoninë edhe Shqipërinë si të barabartë.
Kryeministri i Republikës së Çekisë, Petr Fiala: E dashur Ursula, të nderuar Kryeministër, Edi dhe Dimitar, zonja dhe zotërinj, Në emër të presidencës çeke në Këshillin e BE-së i uroj të dy vendeve tuaja, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për këtë gur kilometrik. Ne do jemi në të fortë nga zgjedhja juaj, që është testuar tashmë shumë herë. Duke patur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të patur të njëjtën politikë sigurie me BE-në. Në Europën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës. Çekia e ka mbështetur anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor dhe do vazhdojë të jetë e tillë. Ne kemi nderin që një progres i tillë ndodh gjatë presidencës sonë. Megjithatë, ne duhet të falenderojmë edhe presidencën franceze për punën e tyre dhe dedikimin që na solli në këtë moment historik. Republika Çeke dhe e gjithë Europa Qendrore e di shumë mirë rëndësinë e integrimit europian për demokracitë tona, për sigurinë dhe zhvillimin ekonomik. E ardhmja e Bashkimit Europian është brenda BE-së dhe për këtë ju uroj, pikërisht, anëtarësimin sa më të shpejtë në familjen europiane.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama: Faleminderit shumë! Do na duhet të flasim disa herë sot kështu që do t’ja nisja në këtë mëngjes me falënderime dhe padyshim dua të falënderoj së pari dhe kryesisht presidenten e Komisionit, zonjën Ursula e cila e di dhe dinte sesi të bëhej një prani gjermano-ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për të dy ne, për BE-nw dhe për Ballkanin Perëndimor, të luftonte për të tërë shtetet anëtare dhe për ne, që vendet aspiruese. Ndërkohë dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që s’është më tashmë aktive, por pa të s’do të ishim këtu sot, e cila është zonja Merkel. Ajo ka datëlindjen dhe do doja t’i uroja gjithë të mirat. Në ndërkohë falënderime shkojnë, pa thënë që s’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të presidencës franceze dhe presidentit francez Emanuelit dhe ekipit të tij që kanë punuar pareshtur dhe palodhur, veçanërisht gjatë samitit të NATO-s natë e ditë. E kanë dëshmuar këtë gjë, pra që të mbërrinim në propozimin përfundimtar francez i cili shtroi rrugën për zhbllokimin e një situate absurde. Pra shumë faleminderit mbarë popullit shqiptar, i cili kurrë nuk u dorëzua dhe kurrë nuk rreshti së ëndërruari ndjekjen e udhëtimit europian dhe falë të cilit ne qëndruam në këmbë, pas 3 vitesh kaq shumë të ndërlikuar ku refuzimet prej Këshillit te Europës nga njëra anë dhe tërmeti, pandemia, lufta nga ana tjetër, krijuan një situatë vërtet të vështirë, por na forcon më shumë seç ishim. Vërtetë përzemërsisht dua të falënderoj Peterin i cili bëri rrugën nga Praga për në Bruksel sot dhe të jetë këtu i pranishëm në emër të presidencës çeke për të shtyrë përpara integrimin e plotë të Ballkanit perëndimor. Ne e dimë që ky nuk është fillimi i fundit, por është fundi i fillimit por situata është kjo që është dhe është mirë kështu siç është dhe ne thjesht na duhet të ngremë dhe ndërtojmë një Shqipëri europiane dhe të fortë dhe një Ballkan të Hapur perëndimor, të fortë dhe demokratik. Faleminderit!
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski: E nderuar Presidente e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, I nderuar Kryeministër Petr Fiala, I nderuar Kryeministër Edi Rama, Dua të shpreh falënderimet e mia për të gjithë miqtë në Bashkimin Europian, për mbështetjen, përfshirjen dhe zotimin ndaj integrimit europian të Maqedonisë së Veriut, zotimi i tyre që sot ne jemi këtu në Bruksel të marrim hapin e parë drejt anëtarësimit të plotë. Në të njëjtën kohë, vë në dispozicion veten time shfrytëzoj këtë mundësi për të përgëzuar qytetarët e Shqipërisë, kolegun tim Edi Rama për nisjen e negociatave për vendin e tij. Besoj se ky fillim i ri për rajonin do jetë begati dhe progres dhe kur ka progres në një vend, kjo do nxisë progresin në vendet e tjera dhe në fqinjët e tjerë. Ne do vijojmë me të njëjtën dinamikë të bashkëpunimit rajonal dhe aktualisht do vijojmë siç kemi bërë deri më tash në mënyrë të shkëlqyer në interesin e qytetarëve tanë. Do mbetemi të përqendruar mbi kuadrin fillestar të procesit të integrimit dhe kështu do punojmë për veten tonë dhe për përshpejtimin e procesit të integrimit drejt BE-së. Të dashur miq, është kënaqësi e madhe që pas 17 vitesh, sot po fillojmë përfundimisht negociatat, po hapim një perspektivë të re për vendin tonë dhe për qytetarët tanë dhe në mënyrë të sigurt, do i bashkohemi familjes së madhe europiane. Kjo ka qenë qëllimi ynë strategjik prej vitesh. Njohëm dhe pranojmë propozimin europian që morëm, përmes një procesi të gjerë konsultimi, si zgjidhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe, në disa aspekte, dhe në të njëjtën kohë, përfundimisht ofron nisjen e negociatave. Ky propozim përkufizon gjënë maqedonase pa shtesa, shpjegime, shënime në fund të fletës, diçka që ka qenë e një rëndësie të madhe për ne. Dyert e hapura për gjuhën tonë maqedonase, për tu bërë një nga gjuhët zyrtare të BE-së, është diçka që unë personalist e shikoj si një nga arritjet më të mëdha dhe sukseset më të mëdha.
Në këtë mënyrë, gjuha maqedonase jo vetëm do jetë e mbrojtur por do ketë një promovim të madh për shkak se shumë vende dhe kultura dhe tradita nuk kanë lidhje me gjuhën maqedonase, pra do ketë mundësi ta dëgjojnë dhe në të njëjtën kohë, identiteti ynë, çdo gjë autentike e gjuhës sonë, e kulturës sonë, dokeve dhe zakoneve tona do mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe Bashkimi Europian do jetë më i pasur në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe civilizim që i përkasin BE-së dhe vendi ynë është në BE. Ne e kemi thënë shpesh dhe gjatë kësaj kohe që jemi partner i besueshëm i BE-së dhe për shtetet anëtare dhe do vijojmë të punojmë dhe të funksionojmë në këtë mënyrë. Kjo është arsyeja pse unë pres të marr një shembull pozitiv të integrimit të shpejtë për vendet anëtare në BE. Ashtu siç patëm procesin më të shpejtë të integrimit si shtet anëtarë të NATO-s, jemi gati për BE. Sinqerisht, jam shumë i lumtur, së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikpritje të BE-së, nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do na bëjë krenarë, një ditë që do ofrojë siguri dhe të ardhme europiane. Ju faleminderit dhe ju uroj të gjithëve suksese!