Konfirmohet paralajmërimi i Spektrit, Ragmi Mustafi rikandidon për kryetar të KKSH-së!





Ragmi Mustafi do të jetë kandidatë nga radhët e PVD-së për të udhëhequr me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Këtë lajm e ka publikuar Kryetari i PVD-së, Shaip Kamberi duke konfirmuar edhe informacionin e Spektrit të para dy ditëve, ku potencohej dëshira e zyrtarëve të kësaj partie për ta bindur Mustafin që të kandidoj edhe për një mandat.

Ky është njoftimi i Shaip Kamberit në Facebook:
Ragmi Mustafi është kandidat nga Partia për Veprim Demokratik për kryetar të Këshillit Nacional.