Gjukanoviç: Abazoviç është kontraktor i Serbisë së Madhe





Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, ka kritikuar veprimet politike të kryeministrit në detyrë, Dritan Abazoviç.

Ai ka akuzuar Abazoviçin se është kontraktor i Serbisë së Madhe.

Sipas tij, veprimet e kryeministrit kanë qenë kundër shtetit malazez.

“Synohet që Mali i Zi t’i kthehet Serbisë së Madhe, dhe kjo do të përmbushte dëshirat e Rusisë së Madhe dhe Serbisë së Madhe. Është e qartë se sot ata kanë kontraktues për këtë, dhe ai kontraktues është kryeministri ”, ka dekalruar Gjukanoviç.

Presidenti malazez i ka bërë këto komente pas seancës në Kuvendin e Malit të Zi ku nuk është arritur kuorumi i nevojshëm për të vënë në diskutim shkurtimin e mandatit të Kuvendit me kërkesën e Presidentit.